
Kandidati i PS-së në Tiranë, Ulsi Manja nga njësia nr.11 tha për gazetarin e Top Channel, Andi Bora se është një garë e ngushtë mes PD dhe PS ndërsa pritet që të dalë rezultati.
Ai u shpreh se situata ka qene e qetë dhe ka pasur bashkëpunim perfekt mes komisionerëve.
“Një garë e ngushtë interesante, duhet të pritet rezultati, kanë mbetur edhe disa kuti, procesi ka nisur normalisht, duhet ta mbyllim këtë proces. Ka ndryshuar edhe mënyra e këtij procesverbali kështu që besoj do të përfundojmë. Pasi ta mbyllim procesin, do të ketë një vendim nga KZAZ. Mirë do të ishte të fillonim sonte por këtë vendim e ka KZAZ. Gjithçka ka shkuar qetë, e them me kënaqësi që kemi pasur një bashkëpunim perfekt. Nuk dua ta prish gëzimin e kësaj dite dhe në gjithë Shqipërinë me një opinion timin në lidhje me presidentin, ai çfarë thotë në një ditë se thotë në një tjetër, duke e njohur besoj do të jetë aty deri në përfundimin e mandatit. Duke u nisur nga dita e zgjedhjeve qe një ditë pa incidente. Pres që të gjitha partitë të pranojnë rezultatet”, tha ai.
Top Channel