Sozia trafikant i Conor McGregor përdorte emrin e tij për të shitur droga (fotot)

26/04/2021 02:26

Një sozi i boksierit të famshëm irlandez Conor McGregor është dënuar me tre vjet burgim në Britani pasi hiqej si personazhi i njohur i sportit për të shitur drogat e tij.

34 vjeçari Mark Nye, u ndalua nga oficerët e Surrey pasi u kap duke u përpjekur të flakte një pako me narkotikë ilegalë dhe dy celularë.

Irish Post raportonte se burri i tha policëve se ishte “Conor” dhe në makinën e tij u gjetën qindra kartvizita të kompanisë së tij të quajtur “McGregor Enterprise” .

Policia tha se Nye përdorte kartvizitat e tij duke premtuar “dërgesat më të mira në Surrey”, si pjesë e biznesit të tij të shpërndarjes së drogave në rrethinat e londrës.

Në celularin e Nye u zbuluan dhjetra mesazhe të aktivitetit të shpërndarjes së drogave.

Por edhe boksieri i famshëm i ngjashëm me të, ka pasur problemet e tij me ligjin, kur për një fije i shpëtoi burgut pasi hyri në një bankë në Londër dhe plagosi dy njerëz dy vjet me pare.

Ndërsa një vit më vonë, kampioni i kategorisë UFC u gjobit pasi goditi me grusht një burrë të moshuar në bar në Dublin, incident që ishte regjistruar dhe në kamera.

McGregor — i njohur me nofkën “Famëkeqi” — do të ndeshej me rivalin e tij të vjetër Dustin Poirier për herë të tertë në korrik, por duket se ndeshja është anuluar.

FOTO GALERI
2/3
34 vjeçari Mark Nye i tha policëve se ishte “Conor”

Top Channel