Reshje të dendura bore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim Oriola Pampuri ka sqaruar detajet nga konflikti në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet KZAZ 30 dhe pretendon se është dhunuar një përfaqësues i PD.
“PS dhe PD janë paraqitur tek dera e shkollës. Brenda ishin dy persona që kishin badgen e KQZ, në momentin kur po nisnin procesin e numërimit ngacmuan dhe dhunuan, përgjakën vëzhguesin e PD së bashku me të afërmin e tij duke krijuar një atmosferë dhune. Kur pyetëm se kush ishin këta persona, vëzhguesit e PS, përfaqësuesit e PS dhe të kqz nuk i njihnin. Ata janë persona të paidentifikuar, dhunues që u paraqiten me badge.
Dy përfaqësuesit nga KQZ nuk kishin infgormacion për këta persona. Jashtë më thonë se janë dhunuar dhe djem të tjerë, përfaqësues të PD. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë. Unë kam qenë gjithë kohës këtu brenda dhe persona të tjerë dhunuan përfaqësuesin e PD”, tha Pampuri.
Sipas informacioneve të para mësohet se për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 persona në polici. Në KZAZ nr. 30 ishte pezulluar procesi i numërimit të votave para rreth një ore.
Top Channel