Në përfundim të procesit të votimit, nisi menjëherë dorëzimi i kutive me qëllim që të nisë sa më shpejt numërimi i votave.

Fillimisht nisi numërimi në Pustec të Korçës ndërsa vijoi më pas edhe në Bashki të tjera.

Procesi i votimit nisi ditën e sotme në orën 07:00 e mëngjesit të sotëm dhe zgjati deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë vendosën  se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, por nuk dihet ende sa prej tyre kanë hedhur votën e tyre në 5,199 qendra votimi.

Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote zgjodhën edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76% e të cilave janë gra.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të  gjithë qytetarët me të drejtë vote 50.5% ishin meshkuj dhe 49.5 ishin femra. 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Kujtojmë se këto zgjedhje u zhvilluan në kushtet e pandemisë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm. Top Channel ka përcjellë hap pas hapi procesin e votimit në të gjithë vendin.

Situata hap pas hapi!

Edhe në qarkun e Korçës ka nisur procesi i votimit.

Top Channel ka marrë pamje nga shkolla “Raqi Qirinxhi”.

Qytetarët e parë janë paraqitur për të shprehur vullnetin e tyre për të zgjedhur ligjvënësit e rinj.

Në Kukës të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë në orën 7.

Por në tri prej tyre ka pasur vonesë në funksionalizimin e pajisjeve elektronike për verifikim të qytetarëve me të drejtë vote.

“Qendrat e votimit janë hapur të gjitha në orën 7. Vetëm në tri prej tyre jemi duke pritur ende që t’i funksionalizojnë pajisjet e verifikimit të votuesve”, ka thënë Ilir Nerguti, Kryetar i KZAZ-së Kukës.

Në anën tjetër edhe në Tropojë sekretari i KZAZ-së, Ergen Gjongecaj ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Procesi i votimit ka nisur edhe në qarkun e Fierit, ku pritet të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur qeverinë e re 77732 votues.

Pamjet e siguruara nga Top Channel janë nga gjimnazi “Janaq Kilica”, KZAZ 59.

Sipas të dhënave janë 39297 gra dhe 38435 burra që pritet të votojnë deri në orën 19:00 ditën e sotme.

Devolli ka nisur me probleme ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin.

Në Devoll disa komisionerë nga të treja partitë nuk janë paraqitur në sekondat e fundit dhe po zëvendësohen.

Edhe në Ersekë qendrat e votimit janë hapur, gjithçka është në rregull me materialet zgjedhore ndërkohë që pritet një komunikim me kompaninë përgjegjëse lidhur me identifikimin biometrik.

Edhe në Klos,Mat dhe Bulqizë janë hapur të gjitha qendrat e votimit .Ndërkohë ka ndodhur një problem në disa qendra votimi në Mat pasi ka vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike.

Procesi i votimit ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit, ku qytetarët e parë janë drejtuar për të shprehur vullnetin e tyre.

Pritet të votojnë 3.5 milionë zgjedhës, sot deri në orën 19:00.

Ka nisur që prej orës 7.00 procesi i votimit ne 52 qendrat e votimit në bashkinë Mallakastër.

KZAZ 62 ka 31256 votues te njësitë administrative Ballsh, Kute, Fratar, Selite, Greshice, Hekal, Aranitas, Ngraçan, Qender.

Votimi në Lezhë ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit.

Numri i votuesve në qarkun e Lezhës është 173.899. Në bashkinë Lezhë kanë të drejtën e votës 88.312 persona të cilët mund të votojnë në 126 qendra.

Në bashkinë e Kurbinit: votues 57.619 qendra votimi 74. Në Mirditë pritet të shprehin vullnetin e tyre votues 27.969 në 49 qendra votimi.

Lezha si qark do të nxjerrë 7 mandate .

Qytetarët kanë dy orë që presin në një prej qendrave të votimit në Durrës.

Njëra prej qytetareve e cila është e moshuar ka dy orë që pret për të votuar.

“Është ndërprerë procesi, nuk nxirrte të dhënat fotografinë, operatori është, teknika erdhi dhe na dhanë një afat gjysmë ore”, tha kryetari i komisionit.

“Ishte parashikuar se pajisja e re, ishte testuar më parë, janë problematika që ndodhin, problemi i printimit. Kanë shkuar të marrin pajisjen ne re, për gjysmë ore thanë teknikët”, tha operatori.

Në Bashkinë Roskovec, në qendrën e votimit në Kuman është bllokuar pajisja e identifikimit biometrik.

Mësohet se ka vijuar puna për zëvendësimin e saj.

Votimi ka nisur një orë më vonesë në zonën e Bathores.

Disa qendra votimi në zonën e Bathores kanë pasur probleme elektrike pas një defekti në automatin e shkollës. Kjo ka sjellë mosfunksionimin e kamerave.

Pas rregulluar problemet dhe po votohet normalisht në qendrën e votimit 1592/1 shkolla ”Halit Coka”.

Në qendrën e votimit KZAZ 57 , Shkolla Petro Sota, në Sarandë janë hasur probleme me pajisjen që bën identifikimin elektronik. Në këtë qendër votimit pritet të votojnë 44265 qytetarë, 20922 femra – 23343 meshkuj

Pavarësisht këtij probleme ka vijuar procesi me regjistrimin manual të votuesve.

Edhe në qendrën e votimit 4662/2 në kopshtin nr 1 Sarandë, nuk punon identifikimi biometrik i qytetarëve. Pajisja identifikon kartën e identitetit, por nuk punon versioni i identifikimit të gishtit.

Top Channel mëson se tek shkolla Çajupi në Tirane një qytetar ka tentuar të fotografojë votën.

Personi në fjalë, siç mëson Top Channel është Granit Sulko dhe ai është pikasur nga komisioneret.

Qendra e votimit 44 71 në qytetin e Vlorës është bllokuar për 30 minuta, pasi një votues është kapur duke fotografuar votën.

Komisioneri i djathtë cili ka vërejtur këtë veprim ka bërë pezullimin e procesit të votimit deri sa ka mbërritur kryetari i KZAZ 84.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për media tha se procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, përveç qendrës në Lekbibaj, pasi ka ndodhur një konflikt mes komisionerëve.

“Procesi vijon në të gjithë vendin vetëm në Lekbibaj për shkak të konfliktit të komisionerëve të qendrës, do të marrim masa për ta zgjidhur si situatë. Unë e kuptoj se interesi për rezultatin është i madh, por është i rëndësishëm integriteti i procesit. Ndaj të punojmë të gjithë së bashku, të krijojmë një atmosferë pune dhe kur është rasti t’i ndihmojmë ata dhe të presim për rezultatin”, tha Celibashi.

Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës pasi ka fotografuar votën.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane” ku komisionerët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Ende nuk është identifikuar qytetari, i cili tentoi të fotografonte votën, ndërsa pritet njoftimi i policisë.

Ky është incidenti i katërt që ka ndodhur në të gjithë vendin. Tre të parat u shënuan një në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Korçë.

Në Memaliaj ka pasur një konflikt mes këshilltarit të ministrit Bledi Çuçi, Arjanit Arapi dhe dy kandidatëve të PD-së, Myzafer Elezi dhe atij të LSI-së Albert Malaj.

Sipas informacioneve, palët akuzojnë njëra-tjetrën se i kanë bërë presion zgjedhësve për të votuar partitë respektive.

Ora 13:00/ Pas 12 orëve të hapjes së procesit të votimit, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi.

Tirana dhe Dibra rezultojnë dy qarqet me pjesëmarrjen më të lartë në votime, Tirana me 53.32% dhe Dibra me 52.95%.

Në qarkun e Beratit kanë votuar 43.4 %, e zgjedhësve.
Në Durrës, 43.34 %,
Në Elbasan, 49.44 %,
Në Fier, 44.99 %,
Në Gjirokastër, 42.92 %,
Në Korçë, 43.43 %,
Në Kukës, 48.47 %,
Në Lezhë , 44.5 %,
Në Shkodër, 41.8 %,
Dhe në Vlorë, pjesëmarrja e votuesve mbetet e ulët, me 34.05 %.

Kreu i Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa doli në konferencë për të dhënë shifrat më të fundit të procesit zgjedhor, tha se është sulmuar edhe aplikacioni i KQZ-së, por po punohet për ta zgjidhur.

Celibashi: Po japim disa informacione, janë 144 Qendra Votimi ku po bëhet manualisht votimi. Prej tyre 83 janë duke e bërë këtë proces për shkak se nuk janë paraqit operatorët. Pjesa tjetër janë se kanë pasur probleme me pajisjen.

Ka raste sporadike pezullim të përkohshëm të votimit, qoftë dhe për konfliktet në komisione, po këto kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor, por nuk bëjnë rrezik për procesin.

Në shkollën Betim Muço ka patur grumbullim njerëzish ku janë 12 QZ, që nuk lejohet, se aty duhet të jenë vetëm votuesit që janë në radhë, të tjerët s’kanë arsye për të qëndruar.

Kemi dërguar inspektorë dhe situata është qartësuar dhe po vijohet normalisht. Për pjesëmarrjen , dy gjëra: numri 65 , është nr i qendrave të votimit që kanë raportuar , dua ta theksoj këtë, pjesëmarrja që deklarojmë është në bazë të atyre që raportojnë.

Kemi një numër të vogël qendrash që kanë raportuar, pasi aplikacioni është sulmuar pak më para dhe nuk mund të shmangej dhe po punohet ta zgjidhim, nëse jo kemi plan B dhe C.

Aplikacioni është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron çdo një orë.

Kjo e dhënë që merret dërgohet në KQZ dhe bëhet përpunimi i informacionit. Jo më pak se 2500 operatorë raportojnë mbi pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim, pasi është sulmuar aplikacioni në pikëpamje informatike.

Nuk e dimë se kush e ka sulmuar se do ta kishim luftuar menjëherë. Po punojmë dhe besoj se do kemi zgjidhje. Nuk ka raste të bllokimit të qendrave të votimit.

Nëse për pak kohë nuk do ta zgjidhim do kalojmë te alternativa tjetër në një aplikacion tjetër. Nuk ka pasur raste të ndërprerjes së votimit më shumë se dy orë.

Përfundon procesi i votimit në burgun e Fierit, votojnë 186 të dënuar. 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar në mjediset e burgut, nga 256 persona me të drejtë vote.

Kutitë e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore bëhen gati për t’u dërguar drejt qendrave të votimit.

Dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, radhë të gjata në dorëzimin e kutive. Pas përfundimit të orarit zyrtarët të zgjedhjeve, komisionerët kanë nisur transportimim e kutive drejt qendrave të votimit, ndërkohë që kanë mbërritur dhe efektivët e policisë për të shoqëruar materialet zgjedhore.

Ndërkohë që komisionerët kanë nisur me numërimin në Pustec të Korçës, në rrethe të ndryshme të vendit vijon trasportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Në Sarandë, Kukës, Kavajë, Shijak dhe Shkodër komisionerët ndodhen në radhë për dorëzimin e kutive të votimit.

Ndërkohë, kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit votuan 48.59 për qind e zgjedhësve, teksa ende nuk janë grumbulluar të gjitha të dhënat nga qendrat e votimeve.

Më i shpejti! Pusteci nis numërimin e votave

Numërimi i votave ka nisur në Pustec të Korçës.

Pasi kanë mbërritur të gjitha kutitë e votimit nga KZAZ, në Pustec, komisionerët kanë nisur procesin e numërimit të votave. Ndërkohë ka nisur numërimi i votave edhe në Këlcyrë, Delvinë, Memaliaj, Përmet, Cërrik.

Përfundon numërimi në bashkinë e Pustecit. Nga votat e numëruara, 868 janë për Partinë Socialiste, 473 vota për Partinë Demokratike. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 168 vota dhe Partia Social Demokrate 13 vota. Kështu, Pusteci bëhet i pari që sjell rezultatet në zgjedhjet parlamentare 2021.

Ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës që nisi e para hapjen e kutive të votimit për t’u ndjekur më pas nga Bashki të tjera. Kutitë e para janë hapur edhe në qarqe të tjera si në Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Kukës, Përmet e Pukë.

Top Channel