“Kjo është dita juaj”/ Yuri Kim nga Shkodra: Nuk mbështesim asnjë parti, vetëm shqiptarët! Votoni të lirë

25/04/2021 09:20

Nga Shkodra ambasadorja Yuri Kim ku po monitoron procesin zgjedhor, bëri një apel për qytetarët.

Ajo ka ritheksuar, që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme, i përket atyre. Ndërsa tha se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat.

Yuri Kim: Sistemi i kartave të identitetit funksionon shumë mirë, në fakt pashë në një rast se si mundësia e kartës nuk doli nëpërmjet sistemit por kishin një plan zëvendësues që e vunë në veprim.

Dua ta theksoj SHBA nuk mbështesin një parti politike, as kandidat, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar dhe shpresojmë që çdo qytetar të votoj i lirë pa ndërhyrje. Kjo është dita juaj!

Top Channel