Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë në këto orë që kanë mbetur.

Soreca gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të shkojnë të votojnë në këto pak orë që kanë mbetur. Ai gjithashtu shtoi se udhëheqësit e partive duhet të tregojnë durim derisa të dalin rezultatet.

 “Ka ardhur koha që të presin rezultatin dhe gjykimin e popullit”, tha Kim.

“Ka qenë kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme të Shqipërisë bashkë me Kim. Më pëlqen kur bisedoj me qytetarët e Shqipërisë të rinj e të moshuar në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë. Komentet kanë qenë të qarta, që shqiptarët po shprehin vullnetin e tyre. Në fakt votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht gjërave të ndryshme incidentet që do të hetohen e procedohen. Ka ende 3 orë kohë thirrja jonë është për qytetarët shqiptarë që nuk kanë ardhur ende, por duhet të vini të votoni. Dhe pas votimit ju lutem prisni me durim se cili do të jetë rezultati dhe për udhëheqësit politikë ta respektojnë këtë rezultat. Edhe tsi që flasim përpara jush kemi ekipet tona, ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe është shumë e rëndësishme që t’i ndjekim nga afër”, tha Soreca.

Top Channel