Kreu i KQZ ndërsa doli në konferencë për të dhënë shifrat më të fundit të procesit zgjedhor , tha se është sulmuar edhe aplikacioni i KQZ, por po punohet për ta zgjidhur.
Celibashi: Po japim disa info, janë 144 Qendra Votimi ku po bëhet manualisht votimi. Prej tyre 83 janë duke e bërë këtë proces për shkak se nuk janë paraqit operatorët. Pjesa tjetër janë se kanë pasur probleme me pajisjen.
Ka raste sporadike pezullim të përkohshëm të votimit, qoftë dhe për konfliktet në komisione, po këto kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor, por nuk bëjnë rrezik për procesin.
Në shkollën Betim Muço ka patur grumbullim njerëzish ku janë 12 QZ, që nuk lejohet, se aty duhet të jenë vetëm votuesit që janë në radhë, të tjerët s’kanë arsye për të qëndruar.
Kemi dërguar inspektorë dhe situata është qartësuar dhe po vijohet normalisht. Për pjesëmarrjen , dy gjëra: numri 65 , është nr i qendrave të votimit që kanë raportuar , dua ta theksoj këtë, pjesëmarrja që deklarojmë është në bazë të atyre që raportojnë.
Kemi një numër të vogël qendrash që kanë raportuar, pasi aplikacioni është sulmuar pak më para dhe nuk mund të shmangej dhe po punohet ta zgjidhim, nëse jo kemi plan B dhe C.
Aplikacioni është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron çdo një orë.
Kjo e dhënë që merret dërgohet në KQZ dhe bëhet përpunimi i informacionit. Jo më pak se 2500 operatorë raportojnë mbi pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim, pasi është sulmuar aplikacioni në pikëpamje informatike.
Nuk e dimë se kush e ka sulmuar se do ta kishim luftuar menjëherë. Po punojmë dhe besoj se do kemi zgjidhje. Nuk ka raste të bllokimit të qendrave të votimit.
Nëse për pak kohë nuk do ta zgjidhim do kalojmë te alternativa tjetër në një aplikacion tjetër. Nuk ka pasur raste të ndërprerjes së votimit më shumë se dy orë.
Top Channel