22-vjeçari hero/ Ndaloi makinën e çmendur në mes të sheshit: Mu duk si akt terrorist
25/04/2021 12:57
Një 22-vjeçar mund të konsiderohet hero pasi ndalo një shofer që po i jepte çmendurisht makinës në mes të sheshit Skënderbej.
Ai tregon se ishte një veprim që duhej ta bënte se s’bën , ndërsa thotë se iu duk si një akt terrorist.
“Erdhi një makinë e çmendur, mu duke si akt terririst se kemi degjuar që ndodhin nëpër botë, u sul mes njerëzve, kishte shume njerëz. E ktheu makinën, erdhën disa të tjerë po nuk e ndaluan dot. Mu duk e nevojshme të ndërhyja “.
Top Channel