Lulzim Basha vendosi mbyllë fushatën elektorale në 4 qarqe të mëdha, të cilat mund konsiderohen si përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve. Ndalesa e parë e kryedemokratit ishte Shkodra ku në 2017 e djathta mori 5 mandate.

Në këto zgjedhje krahas kundërshtarit tradicional, PD ka përballë edhe parti të reja të djathta, por Basha beson në besnikërinë e shkodranëve.
Basha: Fitorja e ditës së diel do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. për largimin përfundimtar të Edi Ramës nga skena politike

Përballja për Lezhën, ndryshe nga herët e shkuara është një garë mes kandidatëve nga bota akademike, por sa i takon llogarisë së votave ky qark mund të prodhojë surpriza, ndaj para se heshtja zgjedhore të hyjë në fuqi, Basha kishte nje thirrje për administratën, uniformat blu dhe bluzat e bardha.

Basha: Zonja dhe zotërinj të administratës publike. Asnjë frikë për ju. Me 25 prill ne do të largojmë vargonjtë që ju kanë skllavëruar, padronët që ju shfrytëzojnë deri në palcë për bukën e gojës së fëmijëve. Policia e shtetit, forcat e armatosura, mësuesit, mjekët, infermierët, masivisht drejtë kutive të votimit, krah për krah për fitoren më të thellë.

Elbasani, i cili prej ditës së parë të fushatës pati vëmendjen e vecantë të ndërkombëtarëve, tronditi sërish me vrasjen e 56-vjecarit Pjerin Xhuvani në kulmin e fushatës elektorale. Bsha pritet të jetë sot pasdite mes simpatizantëve të këtij qarku për të dhënë mesazhin e fundit para se elbasanllinjtë të bëjnë llogaritë me kutine e votimit. Në mbremje, demokratët prite të mbyllin fushatën 1 mujore aty ku e nisën, ne sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Top Channel