Fushata përmbyllëse/ “Monika, Iliri e Luli fantazma të së shkuarës” Rama: Më 25 prill do marrin fund

23/04/2021 20:07

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste zgjodhi qytetin e Vlorës për të përmbyllur gjithë fushatën elektorale ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe në Vlorë ai nuk la pa sulmuar anëtarët e opozitës, duke theksuar se më 25 prill të gjithë do të lemë pas kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe presidentin Ilir Meta, ku sipas tij u janë qepur pas si fantazma të së shkuarës.

“Në mitingje njerëzit janë mësuar të thonë si ky nuk kam parë, unë them nga Vlora s’kam parë asgjë akoma. Unë sot ju kërkoj ju që jeni këtu dhe të gjithë atyre që janë prapa le të jenë socialistë, demokratë,  të majtë e të djathtë të kënaqur,  të pakënaqur që do t’i tregojnë gjithë Shqipërisë  dhe sidomos atij turpi kombëtar që quhet president që nuk ka parë gjë akoma. Më 25 prill do të marrin fund, Monika, Iliri, Luli e gjithë paçavuret që për 30 vite na janë qepur prapa si fantazma të së shkuarës”, tha Rama.

Top Channel