Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për fushatën e 2021 në aspektin komunikues, sloganet, spotet e veshjet e liderëve nëpër daljet e tyre.
Jerina Lalaj e quajti kryeministrin Rama mjeshtër të fjalës, duke e konsideruar në tërësi të gjithë fushatën e këtij viti si një fushatë të metaforave.
“Mendoj që për një vend si Shqipëria, një komunikues si zoti Rama është fat. Si komunikues dhe po e përforcoj. Të çosh një vend si Shqipëria të komunikojë në 2021 me këto lloj standardesh, me thënë të drejtën është një hap i madh”, u shpreh Jerina.
Menjëherë reagoi Edlora Gjoni, sipas së cilës batutat nuk përkthehen gjithnjë në mjeshtëri fjale.
“Kush është tjetër si zoti Rama? Ka ndonjë konkurrent në glob apo është i vetëm”, u shpreh ajo.
Top Channel