“Do e pësojnë si ai në Elbasan”/ Xhelal Mziu pendohet dhe kërkon falje, në ndjekje penale

23/04/2021 15:01

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga një mbështetës i Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturës struktura mbrojtëse e votës, është përdorur si argument fushatë për të fituar votat.

Kandidati i partisë demokratike Xhelal Mziu në qarkun e Dibrës, mësohet se në disa nga takimet e tij e ka përdorur me mburrje këtë akt. Ja çfarë ka deklaruar Xhelal Mziu në Maqellarë aty ku një ditë më parë grupet e mbrojtjes së votës bllokuan një makinë ku thuhej se kishte para për të blerë vota.

Video u shpërnda në mënyrë virale duke u kthyer në një bumerang ndaj vetë PD. Në ditën e fundit të fushatës ishte Partia Demokratike e cila shpërndau një tjetër video ku Xhelal Mziu kërkon ndjesë edhe është duke lexuar një deklaratë të përgatitur më parë.

Ndërkohë ndaj Xhelal Mziut ka nisur hetimi për thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës. Edhe në Dibër PD ka krijuar një strukturë për mbrojtjen e votës.

Ata ndaluan në Maqellarë një automjet ku thuhej se kishte para për të blerë votat. Por ndryshe nga Elbasani, në Maqellarë nuk janë përdorur armët dhe policia nuk është penguar që të kryejë kontrollet sipas ligjit.

Ndërkohë policia lajmëron se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryejnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA