Biblioteka e Lumo Skëndos/ Ekspozohet në ditën botërore të Librit

23/04/2021 19:25

Në Ditën Botërore të Librit, BKSH ka çelur një ekspozitë me disa nga titujt më të rëndësishëm të bibliotekë së Lumo Skëndos, apo Mithat Frashërit.

Aty gjenden disa nga thesaret më të rëndësishme të këtij institucioni, që nga libri më i vjetër i Papa Piu II, tek Ditarët e Franc Nopcës me deri tek libri i çështjes së Shën Naumit. Duhet falenderuar Lumo Skëndo, apo Mithat Frashëri për të gjithë këtë pasuri që i ka lënë Bibliotekës, studiuesve dhe gjithë shqiptarëve.

“A kanë ardhur duke u dhuruar apo janë pjesë e sekuestrimit që ju bë Bibliotekës së tij që u bë pas largimi të tij për arsye politike në ’44, nuk dihet. Me rëndësi është që të kujtojmë dhe rindërtojmë këtë bibliotekë. Është një bibliotekë mjaft interesante në vetvete”.

Pothuajse çdo libër është i pajisur me vulën e bibliotekës së Lumo Skëndos. Nëpërmjet përzgjedhjes së tij ai rrëfen edhe interesant. Një intelektual me interesa të gjëra që jo vetëm për historinë dhe kulturën por edhe për zhvillimin e shtetit shqiptar.

“Interesin e madh që ai ka për Historinë. Jo vetëm për realitetin shqiptar por edhe për Ballkanin. Interesin që ai ka pas periudhës së pasluftës për elementë të ndryshëm të shtetit shqiptar”.

Lumo Skëndo koleksiononte libra nëpërmjet porosive në shumë vende të botës. Në një letër drejtuar Sotir Koleas, ai ngre shqetësimin e shkatërrimit të librave të vjetër.

“Ai ishte njeri që e kuptonte vlerën e madhe të librit të antikitetit. Të dëshmive të historisë dhe shprehte shqetësimin për Bibliotekën Kombëtare dhe ja shprehte një njeriu si Sotir Kolea, i cili është një ndër njerëzit që ka ngritur Bibliotekën Kombëtare”.

Top Channel