“Anulimi i vendimit të Komitetit të Ekspertëve”, KQZ: Jashtë kompetencës sonë, kërkesa i kalohet Ministrisë së Shëndetësisë

23/04/2021 18:02

Një prej çështjeve që po diskutohet pasditen e sotme në KQZ është kërkesa e Partisë Demokratike për të hedhur poshtë vendimin e Komitetit të Ekspertëve, i cili vendosi që të gjithë personat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia të karantinohen për dy javë.

Komisioneri Ilirjan Celibashi vlerëson se vendimi i ministrisë së është jashtë kompetencës së tij, duke theksuar se është vetëm kompetencë e saj.

Ai vendosi t’ia përcjellë kërkesën menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë si organi publik kompetent për ta shqyrtuar këtë kërkesë, duke mos marrë një vendim.

Përfaqësuesi i PD-së u shpreh se kërkesa e tyre është e ligjshme dhe se ky vendim ka prapavijë politike, që qytetarët të mos votojnë të dielën më 25 prill.

“Kërkesa jonë është tërësisht e ligjshme, ai është një vendim  politik duke mos lejuar këta shtetas që të arrijnë të votojnë sepse në bazë të kësaj duhet të jenë në një karantinë 2 javore. Duke  vlerësuar në këtë mënyrë që KQZ të bëjë anulimin e këtij urdhri,  që është në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të votuar. I jemi drejtuar sepse duhet të anulojë këtë akt, sepse është drejtpërdrejt në aktin zgjedhor, nuk është e faktuar se ata janë të infektuar me covid, pasi në këto shtet jetojnë shtetas shqiptar, urdhri ka ardhur 2 javë para zgjedhjeve“, tha përfaqësuesi i PD-së.

Ndërsa përfaqësuesi i PS-së e konsideroi të drejtë vendimin e Komitetit të Ekspertëve, duke theksuar se KQZ nuk ka lidhje me këtë çështje dhe s’ka kompetencë.

“KQZ nuk ka lidhje me vendimin, pro ka të bëjë vetëm me çështje që kanë  të bëjnë me zgjedhjet. Jemi njohur që kjo vendimmarrje është ankuar nga një forcë politike, gjykata e ka pezulluar këtë kërkesë, çështja është në apel. Dihet që në Greqi është përhapur covid dhe në vendin tonë duhet të rruhen këto përmasa, ky është një vendim i drejtë. Ata që vijnë nuk duhet të infektojnë të tjerët. Një parti politike nuk legjitimohet as në kërkimin e tij, ka një kërkesë për të ardhur dhe është e pamundur që t’i jepet e drejta për të votuar, se lajmi që do të karantinohen 2 javë ka një javë që ka dalë dhe qytetarët kanë qenë të informuar”, tha përfaqësuesi i PS-së.

Top Channel