“Rama shpif për presidentin” Meta sqaron videon e Gjirit të Lalzit: Jam poliagjent i vjetër unë

22/04/2021 11:34

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat e’ ka lënë’ postin e tij dhe është kthyer në agjent.

Me tone kërcënuese dhe ofendime të rënda ai e ka quajtur  mashtrues të shqiptarëve që shpif për presidentin.

Ai ka sqaruar një prej videove, ku shfaqet me kapuç dhe akuzohet për takime të fshehta me persona me precedent penalë.

Doja të bëjë disa sqarime për sa i përket situatës së tensionuar artificiale, që ka vetëm një përgjegjës ai është Edvin Kristaq Rama. Presidenti i republikës takon kriminelë, spiunët që i ka vënë presidentit ai, por ai është budalla komplet se se di që është poliagjent i vjetër presidenti. Këtë video që është nxjerrë, ky këtu ja kush është i OFL-së, zoti Ramazan Topuzi. Këtu jemi në lokalin e Llesh Mesitit, në fund të Gjirit të Lalzit. Djali i të cilit është pjesë e  organizatës së Partisë Socialiste. Ne shkuam atje se bëjmë ecje buzë detit, pse kemi qenë atje?  Sepse atij djali disa hajdutë  i kishin bërë lojëra në hipoteka që atë punën e tokës e ka marrë Ilir Meta. E kanë hequr atë djalin në video dhe zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK sepse ndihet i fyer sepse e kanë konsideruar kontingjent, ai  është një njeri i forcave ligjzbatuese. Ky është Ramazan Topuzi subjekt i OFL-së. Mos kenë merak se me OFL do vendoset drejtësia, pra kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët për të shpifur për presidentin , prandaj nuk ka fytyrë që të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, tha Meta.

Top Channel