Shpërthen një bombë në Tepelenë, dy persona plagosen rëndë, pësojnë djegie në trup dhe dëmtime në sy Përballja mediatike mes dy kandidatëve për kryeministër Edi Rama dhe Lulzim Basha mungoi edhe në këto zgjedhje, por dy drejtuesit e partive politike kryesore ne vend do të jenë të ftuarit special të Top Channel në të njëjtën ditë.
Në ora 20.00 Kryetari i Partisë Socialiste do jetë përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku do i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.
Ndërkohë, një orë më vonë, në ora 21.00 do jetë radha e Lulzim Bashës për tu përballur me një panel gazetarësh ne emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili. Kryedemokrati Basha pritet të reagojë për herë të parë për deklaratën e fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha sot se grupime të paautoriozura, të armatosura për të mbrojtur votën janë pjesë e se shkuarës.
Basha pritet të reagoje edhe për vrasjen në Elbasan që tronditi fushatën elektorale si dhe ftesat e njëpasnjëshme të di Ramës për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Debati për patronazhistët, fushata e demokratëve në këto zgjedhje si dhe lista e kandidatëve të Partisë Demokratike do të jene në fokusin e debatit politik sonte mbrëma në emisionin Open ne Top Channel.
Top Channel