Republika e Çekisë i dha ultimatum Rusisë që të lejojë kthimin në punë të personelit të Ambasadës Çeke të dëbuar nga Moska.
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jakub Kulhanek, paralajmëroi se në të kundërt, Praga mund të dëbojë më shumë diplomatë ruse.”Nëse ata nuk mund të kthehen, unë do të shkurtoj numrin e stafit të Ambasadës ruse në Pragë kështu që do të korrespondonte me situatën aktuale në ambasadën çeke në Moskë”, tha Kulhanek.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u kundërpërgjigj tha se Praga duhet t’i përdorë ultimatumet për komunikim brenda NATO-s.”Në raport me Rusinë një ton i tillë është i papranueshëm”, tha ajo.Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan pasi autoritetet çeke zbuluan se dy spiunë rusë – të akuzuar për një sulm me agjent nervor në Britani në vitin 2018 – mund të qëndrojnë pas shpërthimit vdekjeprurës në një depo armësh në Republikën Çeke në 2014. Akuzat e inteligjencës çeke i zhytën marrëdhëniet midis Pragës dhe Moskës në nivelin më të ulët që nga fundi i dominimit sovjetik në Europën Lindore, më 1989.
Praga dëboi 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska, e cila mohon rolin e saj në shpërthim dhe e cilëson si provokim të sajuar nga Uashingtoni, dëboi 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë. Pas këtyre këtyre zhvillimeve Qeveria e Çekisë tha se ka vendosur të eliminojë korporatën shtetërore ruse Rosatom nga një tender multi-miliardë dollarësh për të ndërtuar një njësi të re të një termocentrali bërthamor, e nuk do te blejë me vaksinën Sputnik.
Top Channel