Fiksi teston Ramën në makinën e së vërtetës: Nuk i kam mbajtur premtimet. Po humba më 25 prill, do punoj part time në Fiks Fare

22/04/2021 21:48

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks fare ku ka dhënë një intervistë të veçantë.

Pyetjeve të dy prezantuesve Devi dhe Dori kryeministri i ka dhënë përgjigje duke iu nënshtruar testit të makinës së të vërtetës. Fillimisht kryeministri Rama ka treguar se emrin Edvin ia ka vënë gjyshja, por më pas ka preferuar të mbajë shkurtimin emrit Edvin.

Pyetjes se a ke mbajtur maskë përpara pandemisë , kryeministri është përgjigjur “Po, këtë maskën kështu jo (maskën kundër covidit), por një maskë tjetër po.”

Prezantuesit e Fiks fare e pyetën kryeministrin Rama edhe për marrëdhëniet që ai ka aktualisht me Presidentin Meta, nëse vazhdonin të kishin marrëdhënie institucionale.

Kryeministri konfirmoi se aktualisht nuk ka as marrëdhënie institucionale: “Marrëdhëniet nuk i kam sepse po pres që t’i dalë rakia.”

Kryeministri Rama gjatë intervistës së tij në Fiks fare nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjes për cilësimin si gjethe të kalbura që Presidenti Meta u bëri të larguarve nga LSI (Lefter Koka, Nasip Naco), të cilët kaluan në PS.

Përpara “makinës së të vërtetës”kryeministri Rama pranoi se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka bërë.

Gjithashtu nuk ka preferuar që t’i përgjigjet pyetjes se përse nuk kërkon zbatimin e ligjit për mitingjet e opozitës ku nuk po respektohen masat anticovid, por i drejtohet për ndihmë Zotit.

“Çfarë janë këto pyetje?Ju ka zënë kjo sëmundja e analistëve dhe ju”, ishte përgjigja e kryeministrit.

Përpara makinës së të vërtetës kryeministri Rama i ribëri edhe një herë parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit .Fillimisht parashikoi që PS do të marrë 74-78 mandate, por në fund u ul në 74-76 mandate.

Gjatë intervistës së tij nuk munguan “thumbat”për Presidentin Meta, zonjën Kryemadhi, zotin Basha dhe zotin Berisha.

Duke ironizuar tha se, “Tek Basha pëlqej që kur rren zëri i bëhet me i ëmbël. Monika më pëlqen kur s’flet, kurrse tek Meta edhe kur është tapë thotë jam esëll. Tek Berisha pëlqej qetësinë që e karakterizon.”

“Pyetjes se çfarë nuk pëlqen tek vetja, kryeministri kërkon nga djemtë të fikin “makinën e së vërtetës” për të treguar se nuk i pëlqen zëri i tij i brendshëm.

Rama u pyet se me kë do bënte koalicion nëse nuk do të mund të arrijë kuotën e deputetëve për të qeverisur.

“Do bëj koalicion me Fiks Fare që të vij të punoj këtu part-time.”

Pyetjes se ku ka më shumë komunistë sot, në  PD apo në PS Rama u përgjigj se komunistat më të shumtë janë grumbulluar tek Gjiri i Lalzit.

Pyetjes thumbuese se çfarë pëlqen më shumë të pijë midis rakisë verës dhe drogës Rama u përgjigj: “Qumësht grenzash pluhur, thithe nga veshi dhe je bombë”.

Pyetjes së Fiks Fare se nëse ishte duke e shfrytëzuar për fushatë vaksinimin kundër Covid-it, kërkoi që në përgjigjen e kësaj pyetjeje të jetë serioz duke u shprehur se “një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje  dhe 300 mijë vaksina përkthehen në 300 mijë buzëqeshje.”

-Nëse pas 25 prillit do tí duhej të krijonte qevrinë me opozitën, Rama tha se Bashës do t’i jepte Ministrinë e Shtetit për Relaksin, ndërsa Kryemadhit Drejtorinë e Përgjithshme të Sherreve.

Pyetjes se ku e ndjen veten më mirë si politikan apo si piktor, Rama u përgjigj “politikan piktor.”

Tri dëshirat e kryeministrit në këtë prag Pashkësh ishin shëndet për familjen e tij dhe të gjithave familjeve shqiptare si dhe do dëshironte që 25 prilli të ishte fundi i mallkimit që i ka penguar shqiptarët për t’u ngritur më lart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA