Kryeministri Rama, në mbylljen e fushatës elektorale në qytetin e Tiranës, nuk ka kursyer as batuat për kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Kreu i qeverisë ironizon premtimet që Basha ka bërë për qytetarët.
Rama: Është kurdisur Luli edhe shfaqet si njeriu që mendon thellë, të fusi Shqipërinë në BE për katër vjet, ky sikur sa ka dalë nga sauna, jo sikur ka 8 vjet që bën opozitë. Kështu është e vërteta, ndërkohë që ne dhe të gjithë familjet shqiptare nuk po kthehen nga pushimet, nuk po dalin nga sauna, por nga një tunel rraskapitës, i cili për ne u hap përpara se për botën, nga një goditje shkatërruese që erdhi nga larg, si një thirrje: boll u sherrosët me njëri tjetrin, boll se unë kur bëra Shqipërinë e bëra me kënaqësinë më të madhe, vura dy dete, male me dëbore dhe ju lash mbi kokë një diell që ngroh çdo pllajë, boll! Se ju kam dhënë gjithë ata lumenj, jeni populli me më shumë ujë, aty në vendin tuaj të vogël, se sa gjithë Europa dhe ndërkohë ne u bëmë bashkë nuk e pamë njëri tjetrin, mua mu prish shtëpia, mua jo, ose e kundërta, u bënë bashkë shqiptarët dhe pastaj erdhën partnerët tanë. Nuk duhet të bëhemi bashkë vetëm kur shohim të plagosur e të vdekur para syve. Ne nuk jemi një brum frikacakësh, të paudhësh, ne nuk jemi një brum hileqarësh, ne jemi brumi atyre q na kanë lënë amanetet dhe atyre që do u lëmë Shqipërinë, fëmijëve tanë.
Top Channel