SHBA, Princi Harry kthehet me nxitim te Meghan, humbet ditëlindjen e Mbretëreshës (fotot)

21/04/2021 17:34

Princi britanik Harry është kthyer me nxitim në Kaliforni te gruaja e tij shtatzënë Meghan Markle, pas funeralit ekstravagant të gjyshit të tij.

I njohuri gjithashtu si Duka i Sussex, ka fluturuar dje drejt Los Angeles me linjat American Airlines nga aeroporti Heathrow në Londër dhe makina e tij është pikasur nga paparacët në terminalin privat dhe më pas në vilën e çiftit Montecito.

Kthimi i tij i hershëm bëri që ai të humbasë ditëlindjen e mbretëreshës, që kishte sot 95 vjetorin. Monarkia është ende në zi për humbjen e bashkëshortit të 73 viteve dhe kaloi ditën në Kështjellën Windsor e rrethuar nga numër i kufizuar i stafit.

Harry raportohet se është kthyer me nxitim prej axhendës së ngjeshur dhe nuk kaloi shumë kohë as me babanë e tij Princin Charles.

Mediat vendase raportonin se Charles, William aend Harry mbajtën gati dy orë bisedime rikëshillimi pas funeralit.

Harry gjithashtu i kishte shkruar të atit një letër ‘tepër personale’ duke u mundur të qetësonte tensionet me familjen.

Emocionet mes tyre ishin ashpërsuar pas intervistës së Harry në SHBA me gazetaren Oprah Winfrey – ku mes të tjerave familja mbretërore akuzohej për racizëm dhe për neglizhencë ndaj Meghan.

Tashmë në SHBA, Duka pritet të kryejë një periudhë 10-ditore karantine, sipas rregullave vendore te Covid-19. Gruaja e tij Meghan pret kësaj vere të lindtë fëmijën e dytë të çiftit, një vajzë.

39 vjeçarja Meghan ishte këshilluar të mos udhëtonte në Britani për funeralin e Philip pasi është në faza të avancuara të shtatzanisë. Por ajo kishte dërguar me Harry-n një letër të shkruar me dorë, ku bënte homazhe për 99-vjeçarin e ndjerë, nga përtej Atlantikut.

FOTO GALERI
1/13
Duka i Sussex ka fluturuar dje drejt Los Angeles me linjat American Airlines nga aeroporti Heathrow në Londër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA