“Qëllova me thikë se më përndjekin”/ Rrëfimi në polici i autorit të sulmit në xhami: Më shikojnë dhe s’më flasin

21/04/2021 19:59

“Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”.

Kjo dëshmi është pjesë nga rrëfimi i Rudolf Nikollës dhënë nga antiterrori, menjëherë pasi ai u prangos nga policia për sulmin me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”.

Teksa mësohet se prokuroria do të kërkojë për të masën “arrest me burg” për akuzën e veprimeve me qëllime terroriste së paku kjo do të jetë një vepër paraprake, derisa të përfundojë të gjithë ekspertizat ndaj 24 vjeçarit.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës ndërkohë që shtohet se 34 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. I pyetur nga antiterrori se kush janë këta persona që e përndjekin, i riu shton se emrat e përndjekësve nuk ua di.

Prokuroria thotë për TCH se ka administruar ne spitalin psikiatrik kartelën mjekësore ku vërtetohen problemet e tij shëndetësore. I riu që plagosi pesë persona në xhami shton se, për një kohë të gjatë ka punuar si picier në Strugë, ku sipas tij ka ndihmuar një person të besimit mysliman.

Ky person i kishte treguar për tu falur. Më pas i arrestuari tregon se ka punuar në një piceri në Medrese dhe se gjatë pandemisë kishte mbetur pa punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA