Thirrjet  e partive politike sa herë që nuk janë dakord me rezultatin,  hap kutitë ose largohu do te jenë një histori e se shkuarës.  

Kryekomisoneri Shtetëror  i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi 4 ditë nga  data e zgjedhjeve qetësoi çdo subjekt politik, i cili  mund të ketë dyshime mbi procesin.

“Po vijojmë të përpiqemi që rezultati për subjektet ta kemi brenda 48 orëve. Qoftë edhe pa arsye dhe shkak kushdo që kërkon hapjen e kutive ne do i hapim dhe do bëjmë vlerësim të fletëve”, tha Celibashi.

Komisionerëve të cilët ditën e zgjedhjeve do të sillen në kundërshtim  me përgjegjësitë e tyre ligjore i kujtoi burgun.

Nuk do e kursejmë  t’i tregojmë vendin asnjë komisioneri, i cilësdo parti qoftë.  Ka sanksione të rënda që shkojnë nga 1 deri në 7 vite burg”, tha Celibashi.

Pas ngjarjes në Kavajë dhe përplasjeve të ashpra  në distancë mes aktoreve politik  Celibashi nuk kurse thirrjet ndaj udhëheqësve politik.

E rëndësishme të kenë vetëpërmbajtje e kuptoj që njëri është kryeministër, tjetri president dhe tjetri lider opozite,  por duhet ta kuptojnë që duhet të ketë retorikë të qetë sa më afër ditëve të votimit.

Të sëmurëve me Covid nuk iu mundësohet dot votimi në shtëpi, por kryekomsioneri  la të kuptohet se atyre as nuk do iu  mohohet e drejta.

Anëtarët e komisonit të QV, nuk janë doktor dhe nuk bëjnë vlerësim të askujt të votuesve. Kush paraqitet duhet të votojë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA