NASA do të tentojë fluturimin e një helikopteri të vogël në Mars, hera e parë kjo që synohet kontrolli i një mjeti të tillë nga një tjetër planet.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, “Ingenuity” një helikopter me peshë 1,8 kilogram, do të zbresë ngadalë deri në tre metra lartësi mbi sipërfaqen e planetit të kuq, do të qëndrojë aty për 30 sekonda e pastaj do të rrotullohet përpara se të ulet lehtë në tokë mbi katër këmbët e tij.

Fluturimi i provës do të kryhet 173 milion milje larg Tokës, në basenin e gjerë marsian të njohur si krateri Jezero. “Momenti që e prisnim prej kaq kohësh, erdhi”, tha menaxherja e projektit, Ingenuity, MiMi Aung.

Roboti i vogël u dërgua në Mars me roverin Perseverancë, që zbriti atje në 18 shkurt pas një udhëtimit thuajse 7 mujor në hapësirë. NASA shpreson që imazhet dhe videot e fluturimit t’i sigurojë pikërisht nga kamerat e montuara te vetë helikopteri por edhe te Perseverance, që do të vendoset 76 metra larg.

Top Channel