Hakmarrje me tritol/ Fushë-Krujë, prej vitit 2019 një banesë është shënjestër e sulmeve

19/04/2021 15:40

Për të katërtën herë radhazi, brenda dy vitesh, familjes së Arben Pëllumbit nga fshati Halilaj në Fushë-Krujë i vendosin tritol në shtëpi.

Shpërthimi i fundit ishte mbrëmjen e së dielës, ku sasia e eksplozivit ka shkaktuar dëme të mëdha siç mund të shihet në pamjet pas meje, por fatmirësisht jo në njerëz, për shkak se Arbeni me familjen nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.

Sipas rrëfimit të Arbenit, historia e shpërthimeve me tritol ka nisur në shtator të vitit 2019 një muaj pas prishjes së një martesë të vajzës së shtëpisë. Megjithatë, sot e kësaj dite, askush nuk është përballur me drejtësisë, për shpërthimet në banesën e Arbenit.

Aktualisht për tritolin e një nate më parë, janë shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Ndërkaq, Arbeni dhe familja e tij kanë një apel për drejtësinë shqiptare. “Kam besim tek drejtësia. Duhet ta zbardhin sepse më ka ndodhur disa herë mua, po ata njerëz mund të mos kursejnë edhe familje të tjera”.

Top Channel