Akuza ndaj qeverisë për vjedhje të dhënave të qytetarëve/ SPAK dhe OPGJ zbarkojnë në ambientet e Lapsi.al

19/04/2021 13:25

Pasi media Lapsi.al publikoi një lajm ekskluziv duke treguar se qeveria me në krye Edi Ramën monitoron të dhënat personale si numrin e telefonit, nr ID, vendet e punës, e të dhëna konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës, SPAK dhe OPGJ ka zbarkuar në ambientet e medias.

Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç.

Kryeministri e ka komentuar një fjalë të deformuar, duke theksuar se PS është një familje ku të angazhuarit punojnë pas pune pas shkolle duke marrë nga koha e lirë duke mbuluar territorin dhe duke pasur komunikim.

“Kanë zbuluar fjalën patronazhist duke e deformuar kuptimin ata nuk e dinë që PS është një familje ku të angazhuarit punojnë pas pune pas shkolle duke marrë nga koha e lirë duke mbuluar territorin, duke pasur komunikim lagje më lagje derë më derë. Beteja e PS përditë për të fituar zemrat e njerëzve dhe mendjen. Çuditen pastaj, me gafurrjen se u takon fitorja, dhe kur hynë në fushën e lojës me ne  dhe kur bie bilbili shikojnë tabelën dhe është 74 deri 78”, tha ai.

Top Channel