Takim me të rinjtë në Tiranë, Rama-Metës: Patronazhistëve t’iu merrni të keqen, mos harroni se ata ju njohin kush jeni!

18/04/2021 11:40

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinj e të reja këtë të diel në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë ka folur edhe për patronazhistët, rol ky i kthyer në qendrën e vëmendjes ditët e fundit.

Rama i dha një mesazh të qartë presidentit Ilir Meta, i cili tha dje se “patronazhistët janë fuksa”, duke i thënë se atyre t’iu marrin të keqen dhe të mos harrojnë se patronazhistët i njohin shumë mirë se kush janë. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “Patronazhistëve u marrshin të keqen”. Ai tha se patronazhisti është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.

Kreu i qeverisë u shpreh se ai nuk është Partia Socialiste, por vetëm patronazhisti më i gjatë.

Rama: E tha lali ju jeni patronazhistë, si ju ka plot të tjerë, në këto ditë kjo fjalë sigurisht është lakuar shumë., por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe vazhdon kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri, nuke krijuam ne. Patronazhist është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, asaj Republikane dhe Demokratike nga SHBA. Patronazhisiti angazhohet që aty ku jeton dhe i kërkohet të trokasi në një numër të caktuar dyersh, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, dhe të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që kontakton, janë majtas djathtas, janë të lëkundur të vendosur.

Le të thonë ç’të duan ata se atë punë kanë, patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ambicien për të shkuar në klasa më të larta e fillon nga patronazhimi. Ndërkohë që dikush tjetër mund të jetë 60 vjeç dhe të jetë patronazhistë. Mesazhi im për ata që merren me patronazhistët, duke filluar nga Ilir Meta, ku është kamera? Patronazhistëve t’ju merrni të keqen! Mos harroni: Patronazhistët ju njohin kush jeni, as mos ta çoni nëpër mend se patronazhistët tanë ja fshini mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe në 25 prill do ta shikoni sa mirë ju njohim ne juve. Edhe ju do habiteni sepse kur votat të fillojnë të numëroheni do e kuptoni se pse neve ju kemi mundur, do t’ju mundim. PS, që ta merrni vesh mirë ju nuk është Edi Rama, Rama është patronazhisti më i gjatë.
Edhe pjesa tjetër e medaljes, patronazhistët tanë nuk kanë makina të shtrenjta, s’ka asnjë me hammer dhe bentley as me ferrari as me range rover, se unë s’di më shumë se kaq nga makinat. As me lamborgjini as me ‘lamborluli’ as me ‘lambormoni’. Ata kujtojnë se po ikin përpara duke u futur në karvan me lamborgini. Patronazhistët tanë nuk bredhin, ecin. Ecin dghe ndalojnë sepse në çdo hap marrin shënime, kush je? Si e ke emrin? Si të duket situata? Për kë ke votuar? Për kë do votosh? Po mami? Babi ç’thotë?.

Top Channel