Ministrja e Drejtësisë takim me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet: Vota është e shenjtë, nuk blihet dhe as mund të shitet!

16/04/2021 11:38

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se për Partinë Socialiste vota është e shenjtë ndaj ka kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve në 25 prill.

Nga Njësia 7, ku së bashku me drejtuesin e fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj zhvilloi një takim elektoral, Gjonaj ka deklaruar se vota për Partinë Socialiste është një votë për të ardhmen e Shqipërisë.

Unë besoj që çdo qytetar e kupton që vota është e shenjtë. Vota nuk mund të blihet dhe nuk mund të shitet, sepse kjo votë përcakton të ardhmen e çdo qytetari, të ardhmen e fëmijëve tanë, të ardhmen e Shqipërisë. Prandaj besoj fort që në datën 25 Prill Partia Socialiste jo vetëm meriton po do të marrë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve duke u votuar maksimalisht, sepse ne jemi të vendosur për ta bërë Shqipërinë”, u shpreh Gjonaj.

Veliaj theksoi se falë vaksinimit deri më sot 300 mijë gjyshër dhe gjyshe mund të shijojnë pranverën në Tiranë. Po ashtu, vetënm me Edi Ramën të gjitha qeveritë e Europës dhe të Lindjes së Mesme dhanë 1 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë.

Ne jemi familje, jo se kemi lidhje gjaku, por sepse funksionojmë ‘të gjithë për një dhe një për të gjithë’. Kur kishim nevojën e pandemisë Edi luftoi për të gjithë ne për t’u siguruar që vjen vaksina dhe sot jemi numri një në rajon për vaksinimet. Një për të gjithë! Kur shtëpitë tona u tronditën Edi Rama mblodhi të gjithë qeveritë e Evropës për të ndërtuar Shqipërinë. Një për të gjithë! Nëse ai ishte një për të gjithë, sot ka ardhur koha që të jemi të gjithë për një. Ndaj në datën 25 prill do të jemi të gjithë për Edi Ramën”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA