Analisti Andi Bushati e konsideroi një strategji për fushatë, ofertën e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Bushati u shpreh se kjo është një taktikë që Rama përdori në vitin 2017, ku shumë demokratë nuk votuan, pas fjalëve se Basha do bëhej bashkë me Ramën.
“Është një strategji për fushatë. E vetmja gjë ngelet është si mund të ulet pala tjetër, Rilindja s’ka ku shkon më vetëm të bjerë. Puna është të ulet pala tjetër, me blerje masive të votës , taktikë të kapësh ca të kapësh. Duke shkelur syrin që Basha do të jetë në qeverinë time, një numër të madh demokratikësh i bëri të mos shkojnë në zgjedhje. Vetëm fakti që mund të jesh me Ramën i bën që mos e mbështesin. Rama po mundohet prap me këtë gjë, si në 2017-ën, ata demokratë që e urrejnë Ramën prap të mos dalin në zgjedhje thjesht taktikë e fushatës”, tha Bushati.
Top Channel