Cërriku në protestë kundër “Territoriales”, nuk duan bashkimin me Elbasanin
Tensione janë regjistruar sërish në Kuvend mes deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido, dhe deputetit të “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, gjatë një debati për Zvërnecin dhe Çamërinë.
Debati u shoqërua me tone të larta dhe ndërhyrje të ndërsjella, duke e tensionuar seancën plenare.
Debati
Bido: Zvërneci, për atë të cilin gjoja u çuan këta sharlatanë dhe me të drejtë mijëra shqiptarë, që më pas ikën nga sheshi dhe mbetën sharlatanët. E drejta e pronës për banorët e Zvërnecit është e drejtë legjitime. Si deputeti i vetëm që ka folur me emra, kur këta populistë antishqiptarë qepnin gojën. E them sërish që banorët e Zvërnecit kanë të drejtën e pronës. Sot jemi në një ditë të mirë. SPAK ka nisur hetimet. Shuma e shitblerjes së pronës është bllokuar. Të heshtet politikisht për Zvërnecin për këta që bëjnë patriotin e madh, por s’flasin për të drejtat e pronësisë është sharlatanizëm. Sot shohim në protestë se si 60 huliganë, jo qytetarë, të frymëzuar nga sharlatanët, mirëpresin me vezë në xhep Vangjel Dulen e Redi Muçin. Banorët e Zvërnecit kanë të drejtë dhe këtë e mbështet SPAK me vullnetin e PS. Këta sharlatanë që duan të nxisin gjuhën e urrejtjes s’kanë vend në politikën shqiptare. Diskriminimi është gjuha e urrejtjes, koshi i plehrave që frymëzon këta dhe u thonë anëtarëve të bëjnë protesta me koshat e plehrave, kur në fakt në koshin e plehrave të historisë do kenë vetëm emrin e tyre.
Muçi: Shoku Bido, s’më ndjek në rrjetet sociale, po rithem që Lëvizja Bashkë, ku bëj pjesë, është e vetmja parti që përmend në mënyrë specifike popullin çam dhe të drejtën për t’u njohur nga shteti grek. Pusho Bido, pusho! Jam i vetmi deputet që kam denoncuar gjenocidin ndaj popullit në Gazë. Nuk kam kompleks që të them se nuk janë grekë që ia kanë përkushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve. Debatet e nacionalizmit mbase pinë ujë te ata që të ndjekin ty.
Bido: Redi Muçi lër mandatin e deputetit. S’je askush për të bërë përçarje ndaj popullit shqiptar. Shqiptarët e Çamërisë janë shqiptarë. Përçarje ndaj popullit tonë nuk bëhet jashtë Kuvendit. Je i pacipë. Krahason shqiptarët e Çamërisë me Palestinën. Përçarjen e popullit shqiptar s’e bën dot. PS është një forcë që do ju mbysë politikisht.
Muçi: Më vjen keq që më duhet të marr kohën duke u marrë me replika të këtij lloji nacionalizmi nga një njeri i pështirë. Unë kur fola për popullin çam iu referova popullit shqiptar të Çamërisë.
Fry fyellit se je në vrimën e gabuar, ndrysho pak vrimën e fyellit, sa më shumë i fryn aq më shumë leqendisesh.
Top Channel