“Ia kam kushtuar babait tim”, preket Rovena Dilo në “Goca dhe Gra”: Kur fillova të fitoja para nga muzika në Greqi ai më thoshte…
Jennifer Lopez e Alex Rodriguez kanë konfirmuar sot se fejesa e tyre ka marrë fund pasi “janë më mirë vetëm si miq”.
Një muaj pasi rrjeti “Page Six” dha lajmin ‘bombë” se çifti ishin pranë ndarjes edhe pas deklaratave të tyre se po punonin për të ringjallur lidhjen e tyre, dy yjet e ekranit thanë sot se ndarja është e konfirmuar.
“Kemi kuptuar se jemi shumë më mirë vetëm si miq dhe presim që të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset e projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit”, thuhej në deklaratën e tyre.
51 vjeçarja Lopez, dhe 45 vjeçari Rodriguez, kërkonin gjithashtu privatësi për hir të fëmijëve të tyre. Superstarja e muzikës është nënë e binjakëve 13-vjeçarë, djalit Max e bijës Emme, me ish-bashkëshortin Mark Anthony, ndërsa ish-futbollisti i skuadrës Yankee ka dy vajza Natasha, 16 vjeçe dhe Ella, 12, me ish-gruan Cynthia Scurtis.
Top Channel