Danimarka u bë shteti i parë që vendosi të pezullojë përfundimisht administrimin e vaksinës së prodhuar nga kompania britaniko-suedeze, AstraZeneca kundër pandemisë së Covid-19.
Mediat daneze thonë se ky vendim lidhet pikërisht me rastet e mpiksjes së gjakut të lidhura me vaksinën në fjalë, pavarësisht faktit që ato kanë qenë të rralla.
Ai mund ta vonojë tani përfundimin e skemës së parashikuar të vaksinimit deri në fillim të gushtit nga 25 korriku që parashikohej fillimisht. Megjithatë, autoritetet shëndetësore daneze lanë të kuptohej se nuk patën shumë mundësi zgjedhjeje, pasi verifikimet dëshmuan se në rastet e trombozave, pasojat ishin reale dhe serioze.
Javën e kaluar, rregullatori europian i barnave, EMA doli në përfundimin se ekziston një lidhje e mundshme mes vaksinës dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, por tha se rreziku i vdekjes nga COVID-19 ishte “shumë më i madh” sesa rreziku i vdekshmërisë nga efektet e rralla anësore.
Danimarka me 5.8 milionë banorë, është në procesin e rihapjes së shkollave, restoranteve, qendrave tregtare dhe aktiviteteve kulturore, pasi niveli ditor i infeksionit është ngadalësuar në 500-600 në ditë nga disa mijëra që ishte në muajin në dhjetor.
Top Channel