Sulmet ajrore ukrainase në Krime, Rusia: 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

03/08/2026 10:06

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror ukrainas në Krimenë e kontrolluar nga Rusia.

Lajmi është bërë i ditur nga Sergei Aksyonov, guvernatori i vendosur nga Moska në këtë rajon, i cili deklaroi se sulmi ishte “barbar” dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Në një reagim të publikuar në Telegram, Aksyonov tha se autoritetet do të ofrojnë ndihmë për personat e plagosur.

Sulmi në Krime vjen në një kohë kur të dyja palët po raportojnë për goditje të reja ajrore. Më herët, u raportua edhe për një sulm të dyshuar ukrainas ndaj një depoje ruse në rajonin e Vladimir.

Krimea, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014 dhe e kontrolluar aktualisht nga Moska, ka qenë një nga objektivat e shpeshta të sulmeve ukrainase gjatë luftës.

Top Channel