Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Burrel, ku u takua me të rinjtë e kësaj zone, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai u shpreh se zona e Dibrës do të bëhet dhe se duhet të punohet shumë për të arritur duke theksuar se duhet të besohet çdo ëndërr që shikohet me sy hapur.
Ai mori si shembull yllin e futbollit Leonel Messi, i cili është pse kishte një sëmundje në gjëndrën e hipofizës dhe nuk mund të zgjatej, por me shumë besim e punë ai arriti të bëhej ai që është tani.
“Rruga e Arbrit nuk është një rrugë për të shkuar më shpejt çunat për të dalë për të parë , është një rrugë që të gjithë Dibrën e kthen në jastëkun e gjelbër të Tiranës, të gjithë ata që vijnë në Tiranë ta marrin edhe të kalojnë këtej qoftë edhe për një ditë të vetme, por sa më shumë të bëjmë këtej, sa më shumë bujtina të hapim të vëmë në dispozicion nga produktet e zonës, që më dëgjoni i mua budallain në një dekadë do të habiteni se sa shpejt ndodhi, por rruga nuk mjafton. Mund të mbetet vetëm si rrugë për të lëvizur. Ju e njihni se kush është Leo Messi, kur ishte i vogël thoshte unë do të luaj në Camp Now të gjithë qeshnin se ai kishte një sëmundje në gjëndrën e hipofizës e nuk zgjatej, por fizikisht askush se mendonte se Leo Messi do të behej Leo Messi. Shpresat dhe që Messi e pa me sy hapur ëndrrën e vet, pati të gjithë kokëfortësinë të gjithë kurajën që t’i shkonte deri në fund ëndrrës. Besojini çdo ëndrre që shikoni me sy hapur, çdokush mund ta realizojë. Por mes asaj ëndrre me sy hapur është një det i tërë për të kaluar në këmbë. Gjatë ecjes duhet të përballesh me lloj lloj rrufesh që vijnë nga lart por nëse ti thua jo nuk ka, nëse themi që me 25 prill jo nuk ka, nëse vendosim karakterin tonë si garanci atëherë të jeni të sigurt që Shqipëria do të bëhet ose do të bëhet e ardhmja jonë”, tha Rama.
Top Channel