Një aeroplan u ngrit nga Stambolli pesë orë me vonesë, kur një debat i ashpër shpërtheu në një fluturim të linjës ajrore tuniziane “Tunisair” midis pasagjerëve për bagazhet.
Fillimisht një burrë u grind me një grua me pasagjerin që humbi durimin dhe e tërhoqi vajzën nga flokët. Ai më pas e goditi me grusht. Incidenti tronditës ndodhi në fluturimin “TU216” në aeroportin e Stambollit në Turqi, siç shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.
Burri kap nga flokët gruan dhe e tërheq zvarrë para se ta godasë atë. Linjat ajrore tuniziane po hetojnë incidentin që ndodhi më 10 prill dhe shkaktoi një vonesë pesë-orëshe në ngritjen e avionit. Sherri shpërtheu pak para ngritjes së avionit që drejtohej për në Tunizi – Aeroporti Ndërkombëtar i Kartagjenës në Tunizi.
Video gjithashtu tregon dy gra që shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën. Një grua me shami të bardhë fillon t’u bërtasë tre pasagjerëve të tjerë para se t’i godasë.
Top Channel