Nënë e bijë ndërruan jetë nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes, disa persona në hetim, mes tyre edhe disa mjekë
Egjipti ka vendosur nën sekuestro transportuesen gjigante që bllokoi për një javë Kanalin e Suezit, deri sa pronarët japonezë të saj të paguajnë 900milionë dollarë të pretenduara si dëmshpërblim.
Një nga kompanitë siguruese të Ever Given, grupi britanik ‘UK Club’, tha se autoritetet e Kanalit të Suezit kishin refuzuar ofertat e tyre për zgjidhjen.
Në pretendimet e dëmshpërblimit përveç të tjerave përfshiheshin $300 milionë bonusin e punës për çlirimit të anijes dhe $300m për prishje të reputacionit, që konsieroheshin shuma tepër të mëdha nga agjencitë e përfshira.
Aktualisht transportuesja Ever Given është ankoruar në Liqenin e Madh të Hidhur, në Kanalin e Suezit.
Mjeti 400m-i gjatë ngeci në mënyrë diagonale në kalimin e rëndësishëm ujor më 23 mars, për t’u çliruar vetëm pas gjashtë ditësh dhe operacioneve të shumëfishta të shpëtimit.
Më shumë se 400 anije ishin bllokuar para e prapa saj në pritje të kalimit në kanalin 193km që lidh detin Mesdhe me detin e Kuq.
Përfaqësuesi i autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie tha dje se Ever Given ishte “ndaluar prej dështimit në pagesën e $900min” dëmshpërblim, sipas mediave vendase.
Shifra ishte bazuar në “dëmet e pësuara nga bllokimi i mjetit dhe kostot e mirëmbajtjes”, shtonte ai.
Top Channel