Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor vdekjeprurës në Egjiptin jugor.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 36 ambulanca u dërguan në vendin e aksidentit, i cili ndodhi ndërsa një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën lindore të shkretëtirës në provincën Assiut.
Aksidenti rezultoi me vdekjen e 20 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, të cilët u dërguan në spitale.
Media lokale, përfshirë gazetën e përditshme “Youm7”, raportoi se “një ekip nga zyra e Prokurorisë Publike ka filluar një hetim për të gjetur shkakun e aksidentit”.
Sipas Agjencisë Qendrore zyrtare të Mobilizimit Publik dhe Statistikave, aksidentet e trafikut në Egjipt ndodhin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe mungesës së standardeve të sigurisë, ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e qeverisë për hapjen e rrugëve të reja dhe zgjerimit të autostradave duke ndihmuar në uljen e aksidenteve.
Top Channel