Kryesocialisti Edi Rama mori pjesë në dorëzimin e eshtrave të  Shën Joan Vladimirit, në kishën kushtuar këtij shenjti në Shijon të Elbasanit.

Eshtrat qëndronin prej dekadash në Muzeun Kombëtar dhe komuniteti ortodoks kërkonte kthimin në kishën kushtuar shenjtit për të cilin nga 22 muaji nis edhe një pelegrinazh në të cilin marrin pjesë besimtarë nga Shqipëria, Mali i Zi por edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut ku Shën Joan Vladimiri adhurohet.

Në Elbasan, Rama ndoqi procesin e vaksinimit nga ku deri më tani në këtë qytet sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 22.000 persona ndërsa në të gjithë Shqipërinë shifra shkon në 260.000.

Ndërsa të rinjve të Gramshit u tha se sfidave të mëdha nuk u bihet shkurt.“Kjo është një sprovë karakteri jo thjeshtë për PS. 25 prill një prove karakteri për të gjithë ne për bashkësinë tonë për shqiptarët është një provë karakteri për të vendosur do të vazhdojmë të ngjitemi me mund me sakrifica duke pranuar se edhe do të gabojmë e do të pengohemi edhe do të rrëzohemi do të ringjitemi apo do ti biem shkurt”.

Premtimet e PD-së dhe LSI-së, Rama i vlerësoi si rikthim të Sudes ndërsa theksoi se socialistët udhëhiqen vetëm nga puna. “Jo, jetë është malore dhe kjo botë është e guximtarëve kjo botë është e njerëzve të vendosur kjo botë është e atyre që nuk tallen me të tjerëve dhe nuk ua bëjnë suksesin gjënë më të lehtë. Nuk ka sukses të lehtë. Ne kemi arritur shumë por për të arritur ende më shumë siç të gjithë duam duhet të punojmë edhe më shumë duhet të bashkohemi edhe më shumë. Nuk kemi luksin të përçahemi përsëri”.

 

 

 

Top Channel