Rikthimi i Atdheut në Për’Puthen ka sjellë edhe reagimin e Blerimit, i cili ka qenë një ndër konkurrentët që pëlqente Antonelën.

Atdheu u shpreh se Blerimi ka vërtet pëlqim për Antonelën, ndërsa djali tjetër e ka akuzuar si manipulator.

“Ka të drejtë Blerimi përderisa shfaqi shenja xhelozie do të thotë që ka pasur pëlqim, kurse Riniani jo”, tha Atdheu.

“Nuk kam inate personale me Atdheun biles më është bërë qejfi atë ditë qe erdhi. Unë jam e sigurt që këta të dy janë sqaruar tek lokali i Atdheut. Jam e sigurt që jeni takuar, edhe në Sarandë se ajo është e lirë si zogu në qiell mund të fluturosh. Shpresoj mos keni dallim vetëm tek ngjyra e flokëve, por të keni më shumë, them se e kanë një gjë të njëjtë, për të manipuluar”, tha Blerimi.

Ndërsa Atdheu i është rikthyer duke theksuar se në Sarandë ata kanë qëlluar rastësisht në të njëjtën ditë, ndërsa ndodhej për disa punë të tij.

“Me kohë do të bindet edhe Blerimi se ato që tha nuk janë të vërteta, se lokalin tim e kanë bërë si studio takimesh. Për punën e Sarandës kemi qëlluar në të njëjtën ditë, unë isha atje për punët e mia”, tha Atdheu.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA