Francë, 34.895 raste të reja me COVID-19 në 24 orë
12/04/2021 09:11
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34.895 raste të reja me Covid-19 në Francë.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik në vend janë regjistruar 178 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 98.778.
Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 5.058.680.
Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 30.671 pacientë të infektuar, përfshirë 5.838 në kujdes intensiv.
Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 10.809.209 persona, duke përfshirë 3.721.019 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Top Channel