Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh/ Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen, mbyllim portet për anijet ruse
22/01 19:38
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili më herët i kërkoi KLSH që të kryejë një auditim të AlbControl.
Rama thotë se ka një lajm të keq për të fakti që vaksinat vijnë sot dhe nga nesër fluturimet fillojnë normalisht.
“Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, shkruan Rama.
Postimi
Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!
Top Channel