Kryeministri Edi Rama ishte më se i qartë nga Dropulli ku tha se pas bllokimit të aeroportit qëndron presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Rama tha se të dy ata duan të marrin peng vendin por nuk do ia dalin:
“Karakteri tyre është si të marrësh peng aeroportin si të vënë thikë pas shpinë KÇK, dhe në fund mos i lër këta të buzëqeshin kur marrin vaksinën po kapu ankthin që ose të hapin rrugë ose të vuajnë njësoj siç bëjnë pengmarrësit.
Janë shumë këmbëngulës në atë drejtim , por ne jemi tjetër gjë, vendosmëria jonë është me e fortë , durim , jemi sprovuar në këto dy luftëra të mëdha, çfarë tjetër mund të na bëjë ne që të mos të fitojmë, cila sfidë na ndal ne për të shkuar në fund dhe ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë. Qeveria jonë e ka mishëruar karakterin në anën e vetë më të mirë. Pas dy testeve jemi më të vetëdijshme për fuqinë dhe çfarë duhet riparë te vetja jonë”.
Në fund kryeministri tha se mandati i 3 do të jetë një mandat i unitar dhe se në 25 prill opozita do marrë atë që meriton: Do jetë një mandat i unitet kombëtar i përqendrimit në gjëra të mëdha, s’kemi kohë për të humbur dhe në 25 prill këta honxho bonxho do marrin mesazh të qartë që vendi ka nevojë për punë dhe mbi të gjitha për karakter.
Top Channel