Pas kaosit të shkaktuar në aeroportin e Rinasit nga greva e 65 kontrollorëve të trafikut ajror, autoritetet kanë nisur zëvendësimin e këtyre të fundit, me kontrollorë nga shtete të tjera, deri në normalizimin e situatës dhe gjetjes së një zgjidhje përfundimtare.
Gazetari Muhamed Veliu ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Open” dhe u shpreh se pas mbërritjes së disa kontrollorëve turq ditën e sotme, pak më parë kanë mbërritur në zyrat e Albcontrol edhe 8 kontrollorë grekë.
Eni Vasili: Si u zgjidh kriza?
Muhamed Veliu: Zonja Balluku për momentin nuk ka preferuar të japë detaje si është zgjidhur kriza nga greva e kontrollorëve. Dy kanë qenë faktorët që kanë çuar në zgjidhjen e kësaj krizë dhe rikthimin e fluturimeve nesër. Kanë qenë një grup kontrollorësh të ardhur nga Turqia, nuk konfirmohet zyrtarisht. Paraditen e sotme Top Channel publikoi ca foto ku në kullë dukeshin disa kontrollorë. Burime për Top News bëjnë me dije se tetë kontrollorë grekë kanë ardhur për të ndihmuar këtë situatë që ndodhet Shqipëria. Ndërsa, Balluku gjatë 48 orëve ka udhëhequr përpjekjet për të zgjidhur këtë situatë. Ambjenti i brendshëm i kullës së brendshme është me drita të fikura dhe në këto momente nuk ka kontrollorë.Në ambjente poshtë kullës ku qëndrojnë kontrollorët gjatë ditës së sotme nuk ka pasur.
Ndërkohë, ka dështuar protesta e paralajmëruar në rrjetet sociale në mbështetje të kontrolloreve të Rinasit! Gazetari Andi Bora, në një lidhje live për “Open” jep detajet:
“ Sot ishte parashikuar një protestë në mbështetje të kontrollorëve, por deri në orën 19:00 u mblodh një grup i vogël personash dhe kjo protestë dështoi. Ishte një protestë e thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Mbrëmjen e kaluar Prokuroria nisi një hetim në lidhje me këtë situatë dhe në ambjentet u shoqëruan 28 kontrollorë për tu marrë në pyetje. Sot u liruan 25 prej tyre, dhe 3 persona u ndaluan nga policia e Tiranës. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim dhe do të njihen me masën e sigurisë pas 72 orëve.
Sipas oficerëve, këta persona me veprimet që kanë bërë kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve. Avokati ka thënë se është një ndalim që nuk mund të bazohet në ligj. Tre të ndaluarit kanë pasur kundërshtitë e tyre, i kanë quajtur sajesa. Prova që policia ka pasur për ndalimin e tyre kanë qenë mesazhet mes njëri tjetrit”.
Top Channel