Basha: Aeroporti, dështim i Ramës: Ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari

08/04/2021 15:49

Bllokimi i punës në aeroportin e Rinasit u bë pjesë e fushatës elektorale edhe të liderit të opozitës.

Nga Lushnja, Lulzim Basha, për të dytën herë  bëri përgjegjës Edi Ramën për situatën e krijuar.

Zgjedhja e 25 prillit është fare e thjeshtë. 8 vite me radhë lushnjarët u varfëruan, çmimet janë rritur, vendet  e punës janë mbyllur, rinia ka emigruar dhe përgjegjësi për këtë dështim vjen dhe edhe kërkon edhe katër vite të tjera. Dështim në ekonomi, dështim në shëndetësi, dështim në arsim, dështim në gjithçka. Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndaj, di që padurimi për ta larguar është i madh”, tha Basha.

Nga nisja e fushatës elektorale  Lulzim Basha  dhe   Edi Ramën  janë përballur vehtëm në rrjete sociale apo edhe në distancë me njëri-tjetrin. në cërrik  ku u takua me fermerë të zonës kryedemokrati dha arsyen sepse sipas tij   kundërshtari politik refuzon debatin.

Detyra e tij te vije e t’iu thotë ca ka bere 8 vite me radhe. Ai nuk ka ndërmend ta bejë.  Nuk vjen as ne debat, sepse sado qe fryhet  dhe e trash zërin është frikacak për t’u përballur  sepse ka dështuar. Merret vetëm me opozitën, me batuta dhe sharje”, shtoi kryedemokrati.

Në planin  e partisë Demokratike për bujqësinë, parashikon 100 milion euro subvencione në vit për fermerët, dhënia e tapike të tokës për fshatin si    rritjen e ekpsorteve shqiptare. nëse nuk mban premtimet Lulzim Basha zotohet se do të vëtëndëshkohet.

Kemi një  kryeminister qe gjithe 8-vjeçarin e ka kaluar ne tv dhe fb duke sha dhe fyer. Nesër do keni një qeveri ku gjithë zyrtaret ose do punojnë për ju ose do shkarkohet nga detyra duke filluar nga unë i pari”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA