Mbretëresha 94-vjeçare bën shëtitjen e Pashkëve me princin Charles, e para prej intervistës bombastike të Princ Harry në SHBA(fotot)

03/04/2021 15:59

Mbretëresha britanike dhe Princi Charles buzëqeshnin sot për fotografin gjatë shëtitjes së Pashkëve në parkun e kështjellës Windsor, për herë të parë që prej intervistës së princit Harry në SHBA që tronditi oborrin mbretëror me akuza racizmi e abuzimesh.

Ndërkohë vetë Harry shihej sot duke u relaksuar në një plazh në Kaliforni, rreth 9000 km larg.

Imazhi i ri i ngrohtë i monarkes dhe birit të saj Princ Charles, erdhi gjatë një takimi privat në  Frogmore në pronat mbretërore në Windsor, për të cilin do të jepen më vonë informacione.

Si mbretëresha ashtu dhe Charles raportohet se janë shqetësuar nga largimi i  Harry e Meghan nga rolet mbretërore dhe emigrimi i tyre i mëpasshëm në Kaliforni.

Sot princi Harry u fotografua me qenin e tij, teksa po stabilizohet në jetën në Los Angeles.

Princi 36, mbante në kokë një kapele të vënë së prapthi dhe syze dielli, teksa luante me top me qenin e tij të zi, Pula.

Ndërsa mbretëresha Elizabeth dukej gjithashtu në formë me një prej shalleve të preferuar të kokës dhe pallto jeshile.

Biri i saj 72 vjeçar, Princi i Uells ishte veshur më formal me kostum e kravatë dhe dukej i lumtur të kalonte kohë me të ëmën.

Princ Harry pret fëmijën e dytë nga Meghan, ndërsa mbante veshur një bluzë të bardhë me pantallona të shkurtra e atlete, teksa ecte e vraponte në rërë.

Ai ka adoptuar qenin e tij Pula, pak pas martesës në 2018 dhe e ka quajtur sipas valutës vendase në Botswana, ku Harry me gruan 39 vjeçare Meghan, janë takuar para martesës.

FOTO GALERI
2/9
Fotot vijne për herë të parë që prej intervistës së princit Harry në SHBA që tronditi oborrin mbretëror me akuza racizmi e abuzimesh

Top Channel