Avokatët e Ardjan Çapja

Sot pritet të caktohet masa për Ardian Çapjan, i cili ndodhet i shtruar në QSUT pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.

Gjyqtarët e Elbasanit kanë udhëtuar drejt Tiranës për të caktuar masën e sigurisë për 53-vjeçarin.

Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja. Ndërsa ditën e djeshme ai është shtruar në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ndërsa Gentiani ishte në “Arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, ku dyshohet se ai u pagua nga fisi i Çelajve.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha dha një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në Open, ku tha se Ervis Bardhi u pagua 50 mijë euro nga Ardian Çapja për të vrarë Gentian Beqirin.

“Realisht shumë ngjarje në Elbasan janë gërvishtur herë pas herë nga prokuroria. Ka qenë shumë e vështirë që të zbardhen këto ngjarje. Për vrasjen e dyfishtë në banesë gjithçka nisi pas gjetjes së gjurmës së gishtit në automjetin e djegur, pas vrasjes së dyfishtë në banesë. Pas riekspertimit mësohet se i përkiste Ervis Bardhit, i cili tani ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke shkuar para drejtësisë duke treguar edhe emrat. Ai fillon e flet për Çapjat e në dëshminë tij ai thotë se ishte paguar nga Ardian Çapja së bashku me Olsi Lekën në shumën 50 mijë euro”, tha Anila Hoxha.


Gjyqtarja Pajtime Fetau.

FOTO GALERI
9/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA