LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Teherani kërcënon se do të vrasë Netanyahun, ky i fundit publikon video duke pirë kafe. Lideri i Iranit “arratiset” në Moskë 15/03 18:57
Një grup të rinjsh francez, janë duke u konsideruar si heronj në zonën e tyre, pasi shpëtuan një familje nga zjarri që i kishte përfshirë banesën.
Në pamjet e publikuara nga BBC, shfaqen disa të rinj në qytetin e Nantes, duke e vendosur veten në formën e një shkalle, për të shpëtuar familjen.
Fillimisht ata shtruan dyshekë në hapësirën me bar, në anë të banesës, në mënyrë që foshnja 6-muajshe e çiftit që jetonte në atë apartament, të mos dëmtohej gjatë hedhjes.
Më pas, ata ndihmuan në shpëtimin e dy personave të tjerë që ndodheshin në apartament.
Top Channel