Për shkak të detyrës që ai mban aktualisht, gjykata e posaçme mban nën gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojes Rexh Byberi.
Së bashku me Kujtim Byberin, kryebashkiaku akuzohet nga SPAK të ketë shpërdoruar detyrën , bazuar në hetimet që për një kohe të gjatë i drejtoi prokuroria e Tropojës dhe ku në gjetjet e të dyja prokurorive këmbëngulet se Byberi dha leje ndërtimi gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj.
Por për sa kohë leja u miratua në një zonë të mbrojtur ku nuk lejohet ndërtim , SPAK konsideron se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën. Shkelja dyshohet të jetë kryer gjatë kohës kur ai mbante detyrën e kryetarit të komunës, nga e cila dha dorëheqjen në vitin 2015.
Kryebashkiaku i Tropojës nuk ishte i pranishëm në gjykim por u perfaqësua nga avokati mbrojtës, i cili kërkoi kthimin e dosjes në Tropojë.
Top Channel