Një imazh mahnitës i një xhirafe që kullot me këlyshin e saj në rezervatet natyrore afrikane, ishte mes fituesve të një kompeticioni te njohur global fotografie.
Fotoja e titulluar ‘Dashuria mes nënës ë birit’ ishte mes fituesve të konkurrimit “Fotografia është dritë”.
Mes 66 finalistëve nga e gjithë bota – shumica ishin mrekulli të botës natyrore.
Çmimi kryesor i shkoi Francisco Negroni për foton e pabesueshme të vullkanit Calbuco në shpërthim mes rrufeve, gjatë një stuhie në vendin e tij Kili.
Fotoja e tij mori çmimin e madh, si dhe atë të kategorisë së panoramës.
Kompeticioni i famshëm është i ndarë në kategoritë e – Panoramave, natyrës, akritekturës, njerëzve, foto-gazetarisë dhe artet e bukura.
Në galerinë e mëposhtme janë disa nga fotot që tërhoqën më shumë vëmendjen e gjyqtarëve, si dhe përshkrimet e tyre …
Top Channel