Këlyshët konfuzë të dy qenve, ngatërrojnë prindërit teksa kërkojnë të pijnë gji (fotot)

26/03/2021 18:09

Një ngatërresë e vogël mes këlyshëve të dy qenve ndodhi në një dyqan kafshësh në Kinë, pasi nëna e racës haski nuk kishte mjaftueshëm qumësht për të ushqyer të vegjëlit.

Prandaj pronari lejoi nënën e racës zagar t’i ushqente ato në pamjet virale në internet. Zoti Zhang, nga Xuzhou në lindje të Kinës dhe se dy qentë nëna kishin lindur këlyshët e tyre rreth të njëjtës kohë, prandaj duke jetuar pranë njëra-tjetrës të vegjlit nisën shpejt t’i ngatërronin.

Në pamjet shihet nëna e racës zagar që ushqen pesë këlyshët haski, ndërsa nëna haski shikon bebet e saj që ushqehen nga një nënë tjetër.

Dy qenushet nëna nuk duken të shqetësuara nga fenomeni.

Zhang tha për mediat: “Gjithçka nisi kur nëna haski nuk kishte qumësht mjaftueshëm për të ushqyer bebet, kështu që ata shkuan vetë te nëna tjetër për të pirë. Më vonë nënës haski i erdhi qumështi por këlyshët e saj nisën të mësoheshin me nënën tjetër”.

“Ato janë rritur së bashku dhe po rrisin edhe këlyshët e tyre së bashku,” tha Zhang duke shtuar se haski ka pesë këlyshë kurse ‘zagari i artë’ ka nëntë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel