Tani që pranvera më në fund po afrohet, shumë dashamirës të natyrës po dalin sërish në kopshte për të qenë më shumë në kontakt me natyrën.
Por në disa raste nëna natyrë duket ka treguar sens humori me disa bimë në forma provokuese, që surprizojnë dashamirësit e bimtarisë.
Studiuesit e kopshtarisë dhe gazetaret kanë listuar disa lule apo shkurre që kanë habitur zonjat kopshtare, siç janë kërpudhat në formën e organit mashkullor apo lule që çuditërisht duken si një burrë i zhveshur.
Një zëdhënëse e agjencisë ‘Gardening Express’ tha: “Teksa shijojmë ngrohjen e motit, ne shpërndamë disa nga bimët tona të preferuara, që në disa raste mund të bënë të skuqen amatorët e kopshtarisë”.
“Disa nga emrat apo format e tyre janë shumë qesharake, por nga ana tjetër kjo tregon sesa të mrekullueshme janë bimët. Nga një farë e vogël ato mund të kthehen në lule aq të detajuara që i ngjason një forme shumë të rrezikshme erotike”.
Kjo kërpudhë e kudondodhur britanike rritet gjithashtu në Amerikë e Evropë e quhet “Briri erëkeq” por forma e saj lë shumë për të imagjinuar. Para se të arrijnë pjekjen këto kërpudha konsumohen në Francë e Gjermani.
Ndërsa kjo bimë e Amerikës qendrore e Jugore duket sikur ka zgjatur buzët e saj për një puthje pasionante. Bima mund të rritet deri në tre metra lartësi dhe gjethet e saj të kuqe bëhen edhe më të mbushura për të tërhequr insektet per shpërndarjen e polenit të shumimit.
‘Rhodochiton’ është në dukje më pak i turpshëm sesa bimësitë e tjera në listë, por tubat e saj përshkruhen shpesh si të ngjashme me organin mashkullor.
Kjo copë e vogël pornografie mund të rritet deri në tre metra dhe nëse ka kujdesje, prodhon lule të bukura për disa muaj.
Ata që njohin latinishten e kuptojnë se nga e ka marrë emrin lulja Amorphophallos titanum, e cila përkthehet në “penis gjigand aksidental”, çka e tregon të gjithë historinë e saj.
Ndërsa kjo lule e njohur mesdhetare nuk është krijuar me modifikime Photoshop por është e vërtetë dhe njihet si orkidea italiane, e cila imiton trupin e një burri të zhveshur, fytyrën, kokën e tij e madje dhe pjesët intime.
Nje spec me formë të pahijshme, është edhe nga specat më djegës në botë. Por shpesh ai përdoret si zbukurim dhe jo si ushqim.
Nuk ka diskutim se nga ku e ka marrë emrin e tij ‘speci penis’.
Kigalia është një specie peme e Afrikës Lindore me fruta në formë salçiçesh.
Frutat 15 cm të gjata varen nga “pema e salçiceve” dhe përdoren nga vendasit si trajtim për acarimet e lëkurës, por vetëm pasi janë fermetuar sepse në gjendje natyrale janë mjaft helmuese.
Në galerinë e mëposhtme shihen më të spikaturat:
Top Channel